
Shiko/lexo fjalimin e Presidentit Nelson në:
Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje (churchofjesuschrist.org)
Përjetimi i dashurisë së Tyre është jetik, pasi duket që përditë ne përballemi me një sulm të furishëm lajmesh shqetësuese. Mund të keni pasur ditë kur do të donit të mbathnit pizhamet, të mblidheshit kruspull dhe t’i kërkonit dikujt t’ju zgjonte kur katrahura të mbaronte.
Si e përballoni sulmin e përditshëm të lajmeve kthjellëse?
Por, vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, shumë gjëra të bukura na presin. Në ditët e ardhshme, ne do të shohim shfaqjet më madhështore të fuqisë së Shpëtimtarit që ka parë ndonjëherë bota. Nga tani e deri në kohën kur Ai të kthehet “me fuqi dhe lavdi të madhe”, Ai do t’u japë privilegje, bekime dhe mrekulli të panumërta besnikëve.
Si ju bën të ndiheni kur dini se më madhështore të fuqisë së Shpëtimtarit nuk do të vijnë ende?
A ju jep shpresë?
Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, hidhërohem për ata që largohen nga Kisha sepse ndiejnë se të qenit anëtar kërkon shumë prej tyre. Ata nuk e kanë zbuluar ende se bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve, në fakt e bën jetën më të lehtë! Çdo person që bën besëlidhje në vaskat e pagëzimit dhe në tempuj dhe i mban ato, ka qasje më të madhe te fuqia e Jezu Krishtit. Ju lutem, përsiateni atë të vërtetë mahnitëse!
Si e keni përjetuar fuqinë e shtuar nga bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve?
Si e keni parë që jeta juaj të bëhet më e lehtë nëpërmjet mbajtjes së besëlidhjeve?
Për shkak se Shpëtimtari, nëpërmjet Shlyerjes së Tij të pafundme, e shëlboi çdonjërin prej nesh nga dobësia, gabimet e mëkati dhe për shkak se Ai përjetoi çdo dhembje, shqetësim dhe barrë që ju mund të keni pasur ndonjëherë5, atëherë, ndërsa pendoheni vërtet dhe e kërkoni ndihmën e Tij, mund të ngriheni mbi këtë botë aktuale të pasigurt.
Ju mund t’i mundni plagët e botës që ju rraskapitin shpirtërisht dhe emocionalisht, përfshirë arrogancën, krenarinë, zemërimin, pamoralshmërinë, urrejtjen, lakminë, xhelozinë dhe frikën. Pavarësisht nga shpërqendrimet dhe shtrembërimet që shtillen përreth nesh, ju mund të gjeni prehje të vërtetë, që do të thotë lehtësim dhe paqe, edhe në mes të problemeve tuaja më pezmatuese.
Si funksionon kjo në jetën tuaj?
Kjo e vërtetë e rëndësishme ngre tri pyetje themelore:
E para, çfarë do të thotë ta mundim botën?
Çfarë mendoni se do të thotë ta mundimin botën?
Presidenti Nelson mëson:
- Do të thotë të kapërcesh tundimin për t’u kujdesur më shumë për gjërat e kësaj bote sesa për gjërat e Perëndisë.
- Do të thotë t’i besosh doktrinës së Krishtit më shumë sesa filozofive të njerëzve. Do të thotë të kënaqesh në të vërtetën, të denoncosh mashtrimin dhe të bëhesh «pasues të përulur të Krishtit».
- Do të thotë të zgjedhësh të përmbahesh nga çdo gjë që e largon Shpirtin.
- Do të thotë të jemi të gatshëm të “dhurojmë” edhe mëkatet tona të preferuara.
Si mendoni se mund ta mundimin botën?
Çfarë ju pëlqen në lidhje me shpjegimin e Presidentit Nelson se si funksionon kjo?
Me fuqinë e apostullimit të shenjtë që më është dhënë, ju bekoj në kërkimin tuaj për ta mundur këtë botë. Ju bekoj që ta rritni besimin tuaj te Jezu Krishti dhe të mësoni më mirë se si ta përdorni fuqinë e Tij. Ju bekoj që të jeni në gjendje ta dalloni të vërtetën nga e gabuara. Ju bekoj që të interesoheni më shumë për gjërat e Perëndisë sesa për gjërat e botës. Ju bekoj që t’i shihni nevojat e atyre që keni përreth, dhe t’i forconi ata që doni. Për shkak se Jezu Krishti e mundi këtë botë, edhe ju mund ta bëni. Unë dëshmoj kështu, në emrin e shenjtë të Jezu Krishtit, amen.
Si mendoni se kapërcimi i botës e ka bekuar jetën tuaj?
Si mendoni se mund t’i kërkoni më plotësisht bekimet e premtuara nga Presidenti Nelson?
NB: Pasazhet me shkronja të pjerrëta janë fragmente nga fjalimi i Presidentit Nelson.
Translation?
LikeLike
LikeLike
Thank you so much!! This will help me prepare for my RS lesson!
LikeLike